HISTORI

Ne Shtator te vitit 1994, u hodh hapi i pare i themelimit te Kompanise LION FACADE (Luan Hysa Sh.p.k), pas 3 viteve pervoje jashte Shqiperise.

Duke qene nga te parat kompani, te cilat filluan dhe zhvilluan aktivitetin e tyre ne fushen e ndertimit te fasadave duralumini si dhe te xhamit, kompania kishte filozofi te ecte me te njejtin hap me zhvillimet teknologjike ne fushen e ndertimit. Kete e ka vertetuar fakti, qe te kjo kompani, do te gjeni jo vetem teknologjine dhe materialet me te fundit per fasadat e te gjitha llojeve, por edhe zgjerim te vazhdueshem te games se sherbimeve e produkteve te saj, duke e bere LION FACADE (Luan Hysa Sh.p.k), nje nga kompanite lider, jo vetem te tregut shqiptar por edhe ne rajon.

STAFI

Me nje staf te trajnuar dhe profesionist, jo vetem teknikisht por edhe per nje marredhenie korrekte me klientet. Se bashku me materialet cilesore te certifikuara per tregun europian, LION FACADE, garanton perfundimin ne kohe dhe me cilesi, te cdo projekti te marre persiper.

PRODUKTET ME TE FUNDIT

Sigurisht, qe nuk mund te vazhdosh te qendrosh midis me te mireve, nese sherbimit cilesor nuk i bashkengjiten risite me te fundit te materialeve, teknologjise dhe arkitektures.
Garanci per materialet tona jane kompanite, me te cilat bashkepunojme prej shume vitesh, kompani, qe vijne duke u shtuar nga viti ne vit.

KORREKTESIA – FILOZOFIA

Perfundim te punes me cilesine e kerkuar, mund t’jua ofrojne edhe kompani te tjera! Ajo qe LION FACADE e vecon nga te tjeret, eshte rendesia qe i kushton cilesise dhe perfundimit ne kohe te projektit. Dy elemente, per te cilet nuk pranojme kompromis.

KLIENTET TANE

Jemi krenar, qe gjate 24 viteve te aktivitetit tone, kemi kenaqur nje numer klientesh gjithnje ne rritje, duke filluar nga investimet familjare deri ne Grupe te Medha Biznesi.